Pteruge e Malit në Festival
Opinion
9/7/20263 min read


Mjaftoi një veshje skenike për të trazuar rrjetet sociale dhe nxjerrë në pah gjithë paditurinë tonë rreth botës në përgjithësi. Shkak u bë një pteruge-uniformë luftarake e kohës romake, të cilën e kishte veshur Mal Retkoceri në skenën e Festivalit të 62-të në RTSH. Ende pa mbaruar mirë Festivali, Mali u kryqëzua në turrën e druve, ashtu si Giordano Bruno më 19 shkurt të vitit 1600 në Fushën e Luleve. Shokë dhe miq që i njohim, të njohur që i kemi midis nesh, u vërsulën me lloj lloj etiketimesh, duke e quajtur një turp të madh dhe herezi këtë veshje artistike, që për mendimin tim, ishte shume origjinale dhe ia arriti qëllimit.
Tashmë të githë flasin për “gunën”, por jo për punën, për këngën që kishte sjellë Mali në skenë. Ka interpretime false që arrijnë deri aty sa të akuzojnë shoqërinë e sotme në përgjithësi, se kemi të bëjmë me një lëvizje globale për të promovuar ata persona të veçantë që kanë prirje seksuale ndryshe nga ne të tjerët. Pra, thënë më shkoqur për të promovuar personat gay dhe lesbian. Edhe sikur të ishte vërtet ashtu, desha t’u kujtoj këtyre vigjilentëve fanatikë, se në shtetet perëndimore ka ligje të posaçme për të mbrojtur këto grupime shoqërore. Këto janë zgjedhje personale që duhen respektuar dhe nuk ka pse të marrim flakadanët e të ndezim turrën. Mendoj se përtej kësaj, ne duhet të analizojmë punën, veprën që ka sjellë dhe jo gunën-pterugen romake, fustanellën iliro-shqiptare, fundin skocez apo gunën e bariut shqiptar të maleve. Stuhia në gotë që është duke u krijuar në rrjetet sociale, do të mbetet e tillë, si ato shashkat që krijojnë veç tym dhe vetëm sa na ndotin ajrin e freskët.
Por çfarë ishte “πτέρυγα” që tërboi një fshat?
Nga një kërkim i rëndomtë në internet mëson se Pteruges (e shkruar gjithashtu pteryges; nga greqishtja e lashtë πτέρυγες (ptéruges) 'pendë') i referohet mbrojtjes në formë shiriti për pjesët e sipërme të gjymtyrëve të lidhura me armaturën në botën greko-romake. Pteruges janë një lloj korace prej lëkure ose pëlhure me shumë shtresa (liri) ose lapete të veshura në varësi të belit, për mbrojtjen e ijeve dhe kofshëve. Shirita të tillë mbaheshin gjithashtu mbi supe dhe pjesën e sipërme të krahëve.
Tani le të kthehemi shkurtimisht tek puna, kënga “Çmendur” që solli Mali në Festival. Personalisht kisha vëshirësi për t’i kuptuar të gjitha fjalët, kështu që për këtë arsye, po sjell edhe një herë tekstin e këngës si më poshtë. E përgëzoj Malin për suksesin, por mendoj se poezitë e poetëve më të mëdhenj shqiptarë duhet të jenë bazë për tekste muzikore jo vetëm për të, por për të gjithë këngëtarët dhe kompozitorët në përgjithësi. Kemi poetë gjenialë si Fatos Arapi, Xhevahir Spahiu, Ilirjan Zhupa apo Ali Podrimja që të lënë pa frymë me magjinë e fjalës. Nga ana tjetër një kurs për këndimin në gjuhën letrare shqipe, do t’ia shtonte më shumë audiencën. Si sqarim, kjo këngë i kushtohet nënës së tij dhe për mendimin tim të gjitha nënave në përgjithësi.
Ja teksti:
“Çmendur”
“ Silleshe sikur një engjull;
Por doje t'me shije t'çmendur;
Tash je bosh edhe vetëm;
Shiko tash kush ështe çmendur;
Çka është kjo?
Duket si Shoë!
Koha thot t'vërtetën;
Nuk ke ku shpëton;
Eshtë faji im?!
Më le fajtor!
Më the:"do te shkatërroj"
Më bëre më te fort!
T'gjithë do ta din-Koha tregon!
Kush isha unë dhe ti;
T'gjithë do ta kuptojn.
Shikom tani, t'plas inati;
Giithmone ishe dhe do jesh
ASKUSHI pa mua ti!!!
Humba vite tuj mendu me t'dasht ty;
At koh un kurr nuk muj me ma e kthy;
Kurrë nuk do ta harroj;
Githmonë po ta maj n'mend;
Si u mundove mem'çmend!
Silleshe sikur një engjull;
Por doje t'më shije t'çmendur;
Tash je bosh edhe vetem;
Shiko tash kush është çmendur;
Tash je bosh edhe vetëm;
Shiko tash kush është çmendur;
Te ngrita lart;
Më le në balt;
Nuk kam dyshim se ishe vet ai DJALL!
Kujtimet do jen gjithmone aty;
Si jam trajtuar çoo dit e çdo nat nga ty!
Kishe kontroll, ktë e pranoj!
Po s'jam më ne hijen tènde;
Tash qesh e këndoj;
Askush nuk do të mbaj më mend;
Nuk je askushi pa mua;
Tani je tu u ÇMEND!”
(Teksti u mor nga ky link thjesht për ilustrim:
https://www.teksteshqip.com/mal-retkoceri/lyric-1993861.php}
